7 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, mes viktimave një 27-vjeçare

7 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes të cilëve një 27-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë tha se janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 629 qytetarë, në këto bashki:

269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçovë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 6907 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (23 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4249