65-vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga një makinë në Lushnjë

Një 65-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në Lushnjë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”.

Policia njofton se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin 60-vjeçarin me iniciale A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Hamdi Çelën, 65 vjeç.

Shoferi i “Benz-it” është shoqëruar në polici, ndërsa ka nisur hetimi për ngjarjen