6 mijë euro që t’i lirojnë vëllain nga burgu, publikohet video e skandalit me avokatin shqiptar

Fiks Fare denoncoi sot veprimet e një avokati i cili duke bërë sekserin e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë të Kurbinit,arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Investigimi ka zbuluar se për këta gjyqtarë janë marrë 6 mijë euro, ku nëpërmjet kamerave të fshehta është zbuluar i gjithë mekanizmi. Qytetari Kastrijot Sula ankohet në Fiks fare për mos mbylljen e çështjes penale për të vëllain e tij nga gjykata,ndërkohë që kishin paguar avokatin për këtë gjë. Ai tregon me fakte sesi babai i tij pagoi 10 milionë lekë të vjetra avokatin Sami Dema që vëllai i tij Besnik Sula të mos dënohej.

Në videot e transmetuara në Fiks fare avokati Dema pranon se 6 mijë euro i ka marrë për t’ua dhënë gjyqtarëve të shkallës së parë që kishin çështjen ne gjykim, ndërsa tre milion lekë ai i ka marrë për veten e tij.

Z.Sula tregon në Fiks Fare se janë zhvilluar dy procese gjyqësore një kundrejt tij dhe tjetri kundrejt vëllait Besnik Sula dhe babait të tij, Avdi Sula, që të dy të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Për këto procese avokati Dema ka kërkuar dhe marrë 3 milion lekë të vjetra për veten e tij dhe 6 mijë euro për gjyqtarin, që të lironte të pandehurin Besnik Sula.

“Na ka përmendur një gjyqtar me mbiemër Arapi , emrin nuk ja di. Për atë thoshte se i kishte eurot” thotë për kamerën e Fiks Fare qytetari Kastrijot Sula.

Gjatë këtij procesi, babai i dy të pandehurve ka marrë përsipër fajësinë dhe është dënuar.

Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, me kryesues gjyqtarin Aurel Arapi në 21 shtator 2016 vendosi pushimin e çështjes penale për të pandehurin Besnik Sula dhe shuarjen e masës së sigurisë për të.

Prokuroria e apeloi vendimin e Gjykatës së Kurbinit dhe dy vjet me pas Gjykata e Apelit të Tiranës ,shpalli fajtor të pandehurin Besnik Sula për kultivim të bimëve narkotike duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burg.

Pra Gjykata e Kurbinit pushoi çështjen penale për të pandehurin Besnik Sula, kurse Gjykata e Apelit e dënoi.

Fiks fare solli bisedën e avokatit me qytetarin, ku ky i fundit i kërkon llogari se ku kanë shkuar paratë që familja e tij i dha për gjyqtarit që do të lironin nga akuzat të vëllain

Në bisedë avokati Dema shpjegon sesi janë shpenzuar shuma prej 6 mijë eurosh. Ai thotë se i ka çuar atje ku ju kishte thënë, pra tek gjyqtari ” më tej nuk kisha takat të çaja” shprehet avokati Dema në video.

Kur qytetari dhe kunata e tij shkojnë sërish tek avokati për të kërkuar kthimin mbrapsht të 6 mijë eurove të destinuara për gjyqtarët, meqë gjykata e apelit e dënoi të pandehurin Besnik Sula, , avokati Dema ndryshon sjellje, mohon t’i këtë marrë 6 mijë eurot për gjyqtarët, por shprehet se i ka pasur shpenzime gjyqësore atë shumë.

“Ato 6 mijë euro nuk dilnin as për naftë poshtë e lartë” shprehet Dema.

Pas këmbënguljes së qytetarit për një përgjigje se ku kanë vajtur paratë e tij, avokati duke i bërtitur të largohet duke e dhunuar qytetarin. /Ekspress