54 raste të reja me Covid 19, nëntë pacientë në spital

54 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 1.442 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend. 26 raste me koronavirus kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol,…

54 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 1.442 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

26 raste me koronavirus kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë  426 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (23 Prill 2022)

Raste të reja ditore 54
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1442

Testime totale 1,799,730
Raste pozitive 274,791
Raste të shëruara 270,869
Raste Aktive 426
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 294
Vlorë 33
Fier 31
Korçë 14
Gjirokastër 13
Shkodër 10
Berat 9
Elbasan 8
Durrës 7
Kukës 5
Lezhë 2