500,000 të infektuar vetëm në SHBA, New York-u më shumë raste se çdo vend i botës

Në nivel global ndërkohë, të dhënat flasin për 1.5 milionë të infektuar dhe shifrën e viktimave që ka kaluar nivelin e 100 mijë njerëzve, duke u dyfishuar në thuajse një javë.

Sars-Cov-2 ka infektuar tashmë më shumë se 500 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që vetëm shteti i New Yorkut ka më shumë të infektuar se çdo shtet tjetër i botës, rreth 174 mijë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë thuajse 1/3 e të gjitha rasteve të regjistruara në glob, thonë të dhënat e mëngjesit të së shtunës të Universiteit John Hopkins.

Në nivel global ndërkohë, të dhënat flasin për 1.5 milionë të infektuar dhe shifrën e viktimave që ka kaluar nivelin e 100 mijë njerëzve, duke u dyfishuar në thuajse një javë. Shteti i New Yorkut pret që piku sa i përket vdekshmërisë të arrijë këtë të dielë, ndërkohë që disa të dhëna inkurajuese janë parë gjatë javës, si për shembull ato të së enjtes, ku për herë të parë u regjistrua një ngadalësim i pranimeve të reja në terapi intensive.  Sipas ekspertëve, por edhe sipas presidentit Trump, numri i vdekjeve të projektuara tashmë është më I ulët se projeksionet fillestare. Tashmë, projeksionet flasin për rreth 60 mijë viktima në vend deri në muajin gusht. /Scan