50 % e të punësuarve me pagë minimale, gjatë kufizimeve të pandemisë u ulën rrogat nën 100 mijë lekë

ë Shqipëri 50 për qind e të punësuarve marrin pagë minimale. Madje gjatë kufizimit të pandemisë numri i individëve të përfshirë në këtë fashë u rrit ndjeshëm. E kundërta ndodh me rreth 9 mijë personat që kanë pagë mbi 1 milionë lekë, të cilëve iu prekën pak të ardhurat. 

49 për qind e të punësuarve në Shqipëri paguhen me rrogë minimale ose dhe nën kufirin e vendosur me vendim të qeverisë.

Sipas të dhënave të Open Data, në mars të vitit 2021 rezulton se 163 632 Persona kanë marrë rrogë 26 mijë lek dhe 173 797 të tjerë janë të deklaruar me 26 deri 30 Mijë Leke sa është dhe kufiri minimal në vend.

Sipas ligji deri në këto të ardhura nuk ka tatim por paguhen kontributet shëndetësore dhe shoqërore

Në mars të vitit 2020 kur dhe nisi pandemia deri në shtator të këtij viti vihet re një rritje e numrit të punësuar me rrogën më të ulët të lejuar.

Fenomeni i uljes së rrogave shihet thuajse në të gjitha fashat përjashtuar kategoritë që marrin 1 milionë deri në 3 milionë lekë.

Nga tetori ku dhe masat kufizuese janë hequr vërehet një rikthim në normalitet

Nëse shohim disa kategori grup fasha, rezulton se Grupi me pagë të deklaruar 30 deri 50 mijë lek përbën 21% të totalit dhe të deklaruarit 50 deri 100 mijë Lekë përbën 24% të tregut të të punësuarve

Në vitin 2013 të punësuar me pagën mbi 200 mijë lekë ishin 1.2% e totalit të të punësuarve, edhe në vitit 2021 kundrejt totalit të të punësuarve ky grup pagash zë vetëm 1.15% të totalit të Punësuar Kontribuues.

Në vlerë reale ky numër në Mars 2021, është 8031 persona.

Ndërkaq në raportin e fundit të paraqitur prej bankës së shqipërisë pagat rezultojnë të kenë një rritje prej 0.5 për qind një nivel i ulët krahasuar me inflacionin e çmimeve.