43-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 dyshohet se infektoi berberin, ky i fundit ka 3 ditë që është me temperaturë (DETAJE TË FRIKSHME)

43-vjeçari që humbi jetën ishte pronari i një hoteli. Dyshohet se ai ka infektuar një berber.

Detaje të reja kanë dalë për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi jetën, pasi ishte i infektuar me COVID-19.43-vjeçari para se të diagnostikohej me COVID-19, shkoi tek berberi për t’u qethur dhe dyshohet se ka infektuar edhe këtë të fundit. Berberi ka tre ditë që është me temperaturë. Nuk dihet nëse berberit i është marrë tamponi, por përgjatë javës së shkuar, ka pasur kontakt me dhjetra klientë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Kavaja është pronari i një hoteli.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00