4 kallashë, granata, fishekë e kapsolla detonatore/ Arrestohet 47-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë

Tiranë – Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur më arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb.

Policia krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin e ngjarjeve kriminale ku në bazë të informacioneve një person dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë:

E.D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht:

4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”