-5.5 C
Tiranë
E martë, 25 Janar, 2022

30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë/ Rama i akordon titullin e kordonit me yll “Benemerenti” kardinalit Pietro Paroli

Kryeministri i akordoi edhe titullin e kordonit të madh me yllin “Benemerenti” për mirënjohje publike të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skënderbeut, kardinalit Pietro Paroli.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Italisë, ku sot ndodhet në Romë, kur shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë.

Teksa ka folur për bashkëpunimin dhe frytet e mira që ai sjell, Rama ka kujtuar se Shqipëria është ndër vendet që i ka ardhur gjithmonë në ndihmë popujve në nevojë, duke përmendur këtu Afganistanin dhe hebrenjtë.

“Shqipëria është i pari vend që ua hapi krejtësisht dyert mijëra afganëve. Nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që patëm, siç kemi bërë me hebrenjtë. Është një vend ku asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve, me vëllezërit tanë të Kosovës gjithashtu në luftën me Serbinë.

Për ne është e rëndësishme jo vetëm ti mirëpresim të gjithë ata që ndodhen në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por ti trajtojmë edhe si pjesë të familjes. Për të ndihmuar të varfrit me Kishën Katolike në Shqipëri ne ecim duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, duke vënë në jetë projekte të përbashkëta”, deklaroi Rama.

Kryeministri i akordoi edhe titullin e kordonit të madh me yllin “Benemerenti” për mirënjohje publike të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skënderbeut, kardinalit Pietro Paroli.

“Në këtë ditë të lumtur pothuajse në prag të festës sonë kombëtare dhe në këtë 3 përvjetor të trefishtë, të 150 vjetorit të lindjes së Françeskanit të madh shqiptar At Gjergj Fishta, të 300 vjetorit të lindjes në qiell të ashtuquajturit Papa Shqiptar dhe në praninë e kaq shumë të ftuarve dhe miqëve ndihem i ndëruar që mund t’ju jap dekoratën më të lartë që një kryeministër i Shqipërisë ka dhënë, titullin e kordonit të madh me yllin “benemerenti” për mirënjohje publike, të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skëndërbeut”, tha Rama.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme