30% më shumë kërkesa për azil

Shqiptarët të parët në Ballkan për të emigruar

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në një nga vendet europiane ka pësuar rritje në raport me një vit më parë. Sipas Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit  që ka bërë publike statistikat, në 6 muajt e parë të vitit 2019-të kishte 10.439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat e shqiptarëve për azil janë rritur me 29 %. Gjithashtu në raport thuhet se vetëm në muajin Qershor kishte gjithsej 1,787 aplikime nga Shqipëria, nga të cilat 1,576 ishin për herë të parë dhe 211 ishin aplikime të përsëritura.

Ndërsa në raport me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët mbajnë vendin e parë për t’u larguar nga Shqipëria. Kështu, nga Serbia kishte 352 aplikime për azil, nga Maqedonia e Veriut 192, nga Bosnja 122, nga Kosova 273 dhe nga Mali i Zi kishte vetëm 19 aplikime.