22-vjeçarja humb betejën me COVID-19

Koronavirusi i ka marrë jetën një 22-vjeçareje nga Kolonja...

Koronavirusi i ka marrë jetën një 22-vjeçareje nga Kolonja. Gazetarja Lorena Kodra konfirmon për ‘BalkanWeb’ se 22-vjeçarja Euxhena Jorgji, kishte mbi një muaj që ishte shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa ishte intubuar prej 1 jave.

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Kodra raporton se e vajza e re, e cila studionte në Tiranë për Financë, kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Bëhet fjalë për një sëmundje në kocka.foto galeri foto galeri