20-vjeçarja britanike denoncon përdhunimin në grup gjatë pushimeve në Qipro, arrestohen tre izraelitë

Një vajzë dyshohet se është përdhunuar në grup gjatë pushimeve të saj në Qipro.

Për ngjarjen, janë vënë në pranga pesë persona nga Izraeli.

20-vjeçarja britanike denoncoi në polici abuzimin, që thotë se u bë të dielën pasdite në hotelin ku po qëndronte në Ayia Napa.

Tre të dyshuarit janë të moshave 19-20 vjeç. Ata janë paraqitur para gjykatës në qytetin e Famagustës sot në mëngjes. “The Sun” raporton se u vendos që të dyshuarit të mbahen në paraburgim, në pritje të hetimeve të mëtejshme.