2 tragete përplasen në portin e Durrësit

Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë dhe dallgët që kanë përfshirë bregdetin Adriatik.

Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit.

Sipas abcnews ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku një traget në nisje është përplasur me një të ankoruar.

Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë dhe dallgët që kanë përfshirë bregdetin Adriatik.

Ndërkaq, si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të mëdha.