“15 Korriku”, Komunitetet simotra dhe veprimtaria e FETO-s në botë

Strukturimi i FETO-s

Organizata Terroriste Fet’hullaiste, shkurt e njohur nga autoritetet turke si FETO, është themeluar në Izmir të Turqisë. FETO, në krye të së cilës qëndron një ish-kuadro fetar i dalë në pension, i quajtur Fethullah Gylen, është shfaqur në vitet 70 si një lëvizje që shërbente në fushën e arsimit.
Megjithatë, FETO vetëm sa dukej sikur shërbente në fushën e arsimit. Madje, edhe anëtarët e saj, në publik e prezantonin veten si vullnetarë të arsimit dhe paqes. Mirëpo, nëse analizojmë mirë strukturimin e FETO-s, do të vërehet se; si në Turqi, ashtu edhe në shtete të tjera ku veprojnë, duke u shfaqur me identitete të rreme (si të majtë, të djathtë, liberal, fetar, etj.), ata kanë arritur të vendosen nëpër pozita kyçe të strukturave shtetërore si, ushtri, gjyqësor, polici, shërbimet inteligjente dhe burokraci. Ky fakt, nxjerr në pah edhe qëllimet e vërteta të kësaj organizate, që në vendet ku vepron, prezantohet si “Lëvizja Hizmet”.15 Temmuz resmi tatil mi? 15 Temmuz hangi güne denk geliyor, yasak var mı?  İşte 15 Temmuz'un önemi... | Gündem Haberleri
Duke abuzuar me ndjenjat fetare të popullit, FETO ka mbledhur dhurime/fonde në formë “ndihmash”, në sajë të të cilave ka hapur institucione arsimore në Turqi dhe jashtë saj. Këto institucione përdoren për të siguruar burime njerëzore sipas qëllimeve të tyre. Më pas, duke i infiltruar njerëzit e tyre si kuadro në detyra të ndryshme shtetërore, ata synojnë të kapin shtetin nga brenda. Kur arrijnë t’i kapin pozitat dhe institucionet strategjike brenda shtetit, po në përputhje me këtë qëllim, ata organizojnë një strukturë paralele brenda shtetit.
Në vendet ku vepron, FETO shfaqet në formën e institucioneve të edukimit, qendrave arsimore e kulturore, organizatave profesionale dhe shoqërive civile, të cilat i përdor për t’u infiltruar fshehtas në institucionet strategjike dhe për të kapur shtetin nga brenda. Për shkak të besimit të devijuar, dhe me qëllimin e realizimit të synimeve të tyre, anëtarët e FETO-s, i konsiderojnë legjitime të gjitha veprimtaritë ilegale, hipokrizinë, shpifjen, komplotin, kurthin, etj. Në sajë të edukimit të fshehtë dhe metodave bindëse që kanë mësuar për vite me radhë, anëtarët e kësaj organizate që bëhen specialistë në këto çështje, mund të ndërrojnë lehtësisht identitetin e tyre me një bindje radikale prej “të zgjedhuri” dhe, sipas situatës dhe vendit ata mund të realizojnë çdolloj veprimtarie të jashtëligjshme, përfshi edhe vrasjet. Mendohet se kjo organizatë terroriste ka gisht në shumë ekzekutime dhe sulme të armatosura në Turqi mes viteve 90-2000.
FETO, që e prezanton veten si një lëvizje fetare apo shoqëri civile, në fakt është një grup ilegal i organizuar në mënyrë të mbyllur. Kjo organizatë terroriste, e cila tentoi të realizonte një puç ushtarak në Turqi më 15 Korrik të 2016-ës dhe që më pas, strukturimi i së cilës në Turqi u shkatërrua pothuajse plotësisht, është dobësuar shumë edhe jashtë Turqisë, edhe pse vazhdon ende t’i zhvillojë veprimtarët e saj në mënyrë të fshehtë.

15 Korriku

Siç dihet, në Turqi, më 15 Korrik të 2016 nën komandën e disa pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Turke, është organizuar një grusht shteti, i mbetur në tentative, nga ana e një grupi të lidhur me Organizatën Terroriste Fet’hullaiste (FETO), lider i së cilës është Fethullah Gylen, që aktualisht jeton në Pensilvani të SHBA-s. Ky grusht shteti, si pasojë e të cilit u martirizuan 251 persona, dështoi në sajë të rezistencës së jashtëzakonshme të popullit turk dhe elementeve të tjera të shtetit.
Më 15 Korrik të 2016-ës, anëtarët e infiltruar të FETO-s, tentuan një grusht shteti të përgjakshëm me avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke, të cilat i përdorën kundër civilëve të paarmatosur që kishin dalë në rrugë në shenjë proteste kundër këtij grushti shteti. FETO, që arriti deri aty sa të bombardojë me avionë luftarakë Ankaranë, Stambollin, Kryeministrinë, Parlamentin, Stacionet e Policisë, ndërtesat publike dhe civilët që kishin dalë kundër puçit ushtarak, tentuan të eliminonin edhe kreun e qeverisë turke të asaj kohe, Rexhep Tajjip Erdoganin. Ky grusht shteti i mbetur në tentativë, u thye në sajë të kundërvënies nga ana e krahut të pastër të ushtrisë, popullit turk dhe elementeve të tjera të shtetit. Si shkak i kësaj tentative për grusht shteti, humbën jetën 184 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë. Po ashtu, mbetën të plagosur edhe 2193 persona të tjerë.
Kësaj tentative për grusht shteti, iu kundërvunë të gjitha shtresat e popullit, pa dallim politik e fetar, duke filluar nga partitë politike, sindikatat, organizatat civile, e deri tek mediat dhe bota e biznesit. Siç u vu re, në këtë tentativë ushtarake për grusht shteti, FETO, që synonte të vendoste një diktaturë ushtarake të mbështetur në një besim fetar të devijuar, nuk njohu asnjë kufi, parim dhe rregull moral në arritjen e qëllimit të vet dhe shkoi deri aty sa i drejtoi armët edhe civilëve të pafajshëm e të paarmatosur.
Mbështetja që i dhanë rezistencës popullore të 15 korrikut, diaspora turke, komunitetet mike, të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe individët që e respektojnë demokracinë, vullnetin e popullit dhe të drejtat e liritë njerëzore, nuk do të harrohet kurrë. Në Turqi dhe jashtë saj, në vendet ku ndodhet diaspora turke dhe komunitetet mike, data 15 Korrik përkujtohet çdo vit si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.
Në vendet ku FETO është ende në veprim, ndjek të njëjtën strategji që ka ndjekur më parë edhe në Turqi, dhe për momentin zhvillon vetëm veprimtari për t’u dukur pozitivë në shoqëri. Nisur nga ky fakt, përkujtimi i datës 15 Korrik është shumë i rëndësishëm15 Temmuz Destanı Başkomutan Milletim by Abdullah Gelgeç on Amazon Music -  Amazon.com

FETO në vendet mike dhe në botë

Me anë të metodave dhe strategjive që përdor, FETO dobëson nga brenda vendet ku operon dhe i bën ato të pambrojtura nga jashtë. Prandaj, duke marrë parasysh kërcënimin e mundshëm global të FETO-s, është e qartë se ajo përbën një kërcënim jo vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet ku vepron.
Metodat dhe strategjitë që i ka zbatuar për vite me radhë për t’u infiltruar në aparatin shtetëror në Turqi, FETO i zbaton edhe në vendet ku është ende në veprim. Kjo organizatë arrin të manipulojë aparatet shtetërore të vendeve ku arrijnë të infiltrohen në pozicionet kritike dhe strategjike, duke sabotuar interesat kombëtare të atyre vendeve.
FETO, e cila futet në një vend nën petkun e arsimit, pikësëpari krijon një rrjet lobues të përbërë nga politikanë dhe biznesmenë. Më pas, me anë të këtij rrjeti, ajo vendos anëtarët e saj në pozicione kyçe, duke u infiltruar në institucione strategjike. Në këtë mënyrë, FETO arrin të mbledhë lehtësisht njerëz dhe t’i kthejë në militantët e vet në vende të ndryshme të botës.
Organizata terroriste FETO, vazhdon t’i zhvillojë veprimtarët e sajë me të njëjtat metoda edhe në vendet e tjera jashtë Turqisë, e sidomos në vendet ku jetojnë bashkësitë turke dhe myslimane. Kjo organizatë, e cila përdor konceptet e dialogut dhe tolerancës, vepron në fusha strategjike, ku një shoqëri civile nuk duhet të ketë aspak lidhje. Në sajë të edukimit të gjatë që kanë marrë dhe metodave që kanë mësuar, kjo organizatë arrin të fshihet shumë mirë dhe nuk merr përsipër asgjë që bën.
Po ashtu, në sajë të botëkuptimit okult fetar, agjendës së fshehtë dhe përdorimit të çdolloj metode për të arritur qëllimin, kjo organizatë terroriste, është një rrezik jo vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet ku vepron, shtetet dhe mbarë njerëzimin. Kundër këtyre organizatave terroriste që e interpretojnë fenë sipas besimit të tyre të devijuar, siç janë FETOISIS dhe BOKO HARAM, duhet zhvilluar një luftë e bashkuar si familje njerëzore.15 TEMMUZ DARBE GİRİŞİMİ | 15 temmuz