15 efektivë policie dhe 4 protestues të plagosur gjatë protestës

Një panoramë e ngjashme me skena lufte në Lindjen e Mesme është ajo që ofroi Tirana mbrëmjen e djeshme, teksa policia dhe protestuesit po përleshen te “Rruga e Elbasanit” me gaz lotsjellës, gurë dhe bomba molotov...
Një panoramë e ngjashme me skena lufte në Lindjen e Mesme është ajo që ofroi Tirana mbrëmjen e djeshme, teksa policia dhe protestuesit po përleshen te “Rruga e Elbasanit” me gaz lotsjellës, gurë dhe bomba molotov…

Ndërkohë që përplasja ka edhe një bilanc të rëndë të plagosurish, pasi shifrat e treguara nga spitali i Traumës dhe QSUT tregojnë se 15 policë dhe 4 protestues po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Lëndimet janë të llojeve të ndryshme por asnjë nuk ka dëmtime serioze, raporton Shqip.

Ndërkohë edhe nga radhët e protestuesve ka pasur probleme për shkak të gazit lotsjellës.