136 mijë turistë më shumë se në tre mujorin e dytë të 2017 në muze dhe parqe arkeologjike

Trashëgimia kulturore po kthehet në një nga pikat kyçe të ofertës turistike në vend.

Trashëgimia kulturore po kthehet në një nga pikat kyçe të ofertës turistike në vend.

Kjo vihet re në shumëfishimin e numrit të vizitorëve të huaj në kala, parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit.

Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, numri i vizitorëve drejt këtyre vendeve është rritur me 73% ose 136 mijë turistë më shumë se sa në tre mujorin e dytë të vitit të kaluar.

Numri i turistëve që kanë frekuentuar muzetë është rritur me 48 mijë, i atyre që kanë vizituar kalatë apo monumentet e tjera të kulturës është rritur me më shumë se 39 mijë, ndërsa i turistëve që kanë vizituar parqet arkeologjike është shtuar me 47 mijë./ATA