Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Përveç sanksioneve, kemi bërë kërkesë për armatime. Qeverinë shqiptare i kërkojmë karburant

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka dhënë një deklaratë për mediat pasi mëngjesin e sotëm, Vladimir Putin urdhëroi nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë.

Ambasadori u shpreh se është mbyllur hapësira ajrore ndërsa kufijtë perëndimorë vijojnë të jenë të hapura. Ndër të tjera tha se përveç sanksioneve kanë bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare. Ndërsa qeverisë shqiptare i kanë bërë kërkesë për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.

Shkurov shtoi se deri tani ka dhjetëra të vdekur, mes të cilëve janë edhe 2 fëmijë. Pala ukrainase ka njoftuar se janë qëlluar 6 avione dhe 2 helikoperë rusë.

Ambasadori: Sot në mesnatë Rusia e ka kryer një agresion përmes një sulmi ushtarak  ndaj Ukrainës. Ukraina është e sulmuar përgjatë perimetrit kufitar. Bombardimet janë kryer mbi objektet ushtarake,  por edhe  mbi qytete  paqësore  duke përfshi këtu sulme nga territore përkohësisht të okupuara siç është  Donbasi dhe Krimea si dhe nga rajoni juglindor. Ky  është një akt lufte, sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial te Ukrainës, shkelje e thellë e kartës së OKB-së dhe normave dhe parimeve  kryesore  te ligjit ndërkombëtar.

Është shpallur gjendje ushtarake në gjithë territorin e Ukrainës, është mbyllur hapësira ajrore e saj, kufijtë perëndimorë vijojnë të jenë të hapura   dhe punojnë nën regjimin ë sigurisë së lartë.  në kufi të Ukrainës në kufi me Bjellorusinë dhe  Rusinë vazhdojnë veprime luftarake. Me vendimin e datës 24 shkurt  janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me  Rusinë.  Presidenti i Ukrainës  projektligjin për mobilizimin e përgjithshëm ushtarak.

Ka goditje të drejtpërdrejtë ndaj banesave të banuara, janë të shkatërruara Licetë ne afërsi me Kievin dhe disa objekte te infrastrukturës janë të shkatërruara tashmë.

Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës  kanë shprehur  Presidenti, Kryeministri , kryetari i parlamentit dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministri i Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, përfaqësimi i kryesisë së OKB-së në Shqipëri  gjithashtu dhe kryetarët e partive, populli i Shqipërisë në mënyrë masive po shpreh mbështetjen për Ukrainën dhe ju falenderoj për këtë.

Ne nuk do të dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë, do të mbrojmë atdheun tonë më të gjitha mënyrat, por kemi nevojë për mbështetje dhe ndihmën aktive. i bëjmë thirrje BE-së, Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe te gjithë botës demokratike të përdorin ndaj agresorit sanksione te tilla të cilat do të ndalojnë atë.

Pyetje: Cilat janë mënyrat që kërkoni mbështetje ndaj vendeve te BE  për aq kohë se NATO e ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë në këtë konflikt?

Ambasadori: Aktualisht në po bëjmë thirrje për sanksione te rrepta dhe diskutime direkte nga të gjitha organizatat me ndikim me agresorin rus.

Pyetje: Përveç sanksioneve do të kërkoni dhe ndihmë ushtarake?

Ambasadori: Po, përveç sanksioneve ne kemi bërë  një kërkesë  për armatime por gjithashtu  dhe  për ndihmë financiare.  i Kemi bërë kërkesë edhe qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera të tilla.

Pyetje: A mund të na informoni sa është numri i personave që kanë humbur jetën   gjatë orëve të para të sulmit, dhe sa prej tyre janë civil dhe sa ushtarak?

Ambasadori: Aktualisht  kemi informacion që nga ana e Ukrainës  kemi viktima 40  ushtarak, dhe  dhjetëra viktima civil por  për momentin nuk i kemi shifrat e sakta.  Kemi informacion  që mes viktimave janë 2  fëmijë.  Kemi informacione që rreth 50 persona te ushtrisë rusë kanë humbur jetën. Gjithashtu 6 avione dhe 2 helikopterë janë qëlluar nga pala ukrainase.

Pyetje: Cili është qëndrimi i Ukrainës në raport me Kosovën, ajo ka ofruar mbështetje të të gjitha natyrave për Ukrainën ndërkohë që kemi pasur disa deklarata që e njohin Kosovën si pjesë të Serbisë, kush është qëndrimi  zyrtar i Ukrainës?

Ambasadori: Jemi në dijeni të të gjithë mbështetjes së ofruar nga qeveria e Kosovës, disa nga këto deklarata për ndihmë janë të pasqyruara nga mediat e Ukrainës. Për ne është e rëndësishme çdo lloj mbështetje edhe nga qytetarët e Kosovës. Shpreh mirënjohjen time zyrtare. Por duke kuptuar aspektin njerëzor të situatës jam i detyruar të njoftoj se Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën. Por, aktualisht ne nuk po flasim për kontekstin ligjor por në  atë të marrëdhënieve njerëzore. Edhe jemi shume  mirënjohës për këto fjalë mbështetëse.

Pyetje: A keni marrë përgjigje nga shteti shqiptar për kërkesat që i keni parashtruar për ndihmë, qoftë edhe për atë për naftën apo të tjera?

Ambasadori: Deri tani kemi patur vetëm  deklarata mbështetjen e Ukrainës dhe kundra agresionit të Rusisë. Këto kërkesa janë bërë  së fundmi dhe disa sapo i kemi kështu që nuk ka patur akoma kohe për reagim.   Disa nga elementët e ndihmës janë të dakordësuara me Shqipërinë dhe po prisnim mënyrën e transportit për të vijuar procedurat. Nuk sos duke falenderuar Shqipërinë për këtë sjellje dhe solidaritetin e treguar ndaj nesh.