Emrat/ Dy kandidatët e PS për Bashkinë Lushnjë, sot Rama konsultime të tjera

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të velur sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Pasditet e kësaj të marte, Rama do të takohet me Erion Veliajn drejtues politik në qarkun Tiranë ku në dy bashki atë të Vorës dhe Rrogozhinës do të ketë zgjedhje….

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të velur sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Pasditet e kësaj të marte, Rama do të takohet me Erion Veliajn drejtues politik në qarkun Tiranë ku në dy bashki atë të Vorës dhe Rrogozhinës do të ketë zgjedhje.

Një orë më pas pritet të takojë me Ulsi Manjën drejtues politik për qarkun e Dibrës. Konsultimet janë mbyllur me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla.

Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra.

Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu. Fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS.

Zbulohen edhe emrat e Bashës dhe Berishës për Lushnjën.

Sipas burimeve nga PD, nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit.

Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shikon Arben Zaimi dhe Nevila Bami.