AKUZA e fortë, Basha: Berisha donte gjak në selinë e PD-së, donte vëllavrasje

Basha tha se i ndihet falënderues atyre demokratëve që u thërritën në protestë për fasadë, e kur u bënë dëshmitar të dhunës, atëherë u distancuan.

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se ish-kryeministri Sali Berisha donte të derdhej gjak në selinë blu. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, Basha u kërkoi falje demokratëve për atë që ndodhi më 8 janar, duke shtuar se e gjitha ishte orkestruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Basha tha se i ndihet falënderues atyre demokratëve që u thërritën në protestë për fasadë, e kur u bënë dëshmitar të dhunës, atëherë u distancuan.

“Nuk besoj se do ju jepja kohën për të ndarë përshtypjet e mia, kam disa mesazhe. Mesazhi i parë i drejtohet demokratëve që sot ndihen të turpëruar nga skenat e dhunës, barbarisë, të orkestruara e zbatuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës që u përpoq të bënte realitet atë që parlajmëroi, se nëse PD s’do të kthehej në bunker për të, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. U përpoq ta bënte këtë në mënyrën më të shëmtuar. Këtë se meritonte PD.Mesazhi i parë që kam ndaj demokratëve është që është koha të jemi afër njëri-tjetrit, të themi të vërtetat siç janë bazuar në fakte. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Berisha s’kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Berisha donte gjakdershje mes demokratëve në 8 janarKjo tentativë ndryshoi edhe ndaj qëndrimit që mbajtën demokratët. I falenderoj për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga non grata amerikane.I falenderoj ata që u thërritën si fasadë dhe panë që kriminelët nisën dhunën, u distancuan. I kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve, uroj që ato pamje të mos mbesin gjatë në kujtesë. Ajo s’është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth do t’ia faturojë shqiptarëve. Është kohët të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit. Një PD ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, një parti normale, të hapur ndaj shoqërisë dhe halleve të qytetarëve”, tha Basha.