-5.5 C
Tiranë
E martë, 25 Janar, 2022

Shteti të zbardhë ngjarjen, familjarët e Klodian Rashës homazhe në qendër të Tiranës

Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të 2020 nga ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.

Mëngjesin e sotëm, familjarët e Klodian Rashës kanë kryer homazhe pranë fotos së të riut në qendër të Tiranës, në 1 vjetorin e vdekjes së tij.

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit ka kërkuar që shteti duhet të zbardhë ngjarjen, duke theksuar se segmente të caktuara tentuan të inkriminonin djalin e tij.

“Deshën ta bënin kriminel. Të gjendet kush vendosi pistoletën para se të nis ta kërkoj vetë. Uroj që një ngjarje e tillë tragjike mos i ndodhë askujt”, u shpreh ai.

Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të 2020 nga ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.

Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Tiranës me 15 vite burg, por ai do të kryejë vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.

Hajdaraj u arrestua menjëherë, pas ngjarjes së rëndë me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar.

Për vrasjen e Klodian Rashës u zhvilluar disa protesta në mbarë vendin dhe dha dorëheqjen ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

25-vjeçari Klodian Rasha u shpall dëshmor, ndërsa familjes së tij iu dha një pension.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme