Italia frenohet nga Polonia në fillimin e aventurës së saj në Ligën e Kombeve,raporton Top Channel.
Polonia kaloi në avantazh në minutën e 40 të ndeshjes, me “italianin” e Napolit, Zielinski. Italia barazoi vetëm 12 minuta nga fundi i ndeshjes, me Jorginhon, që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ndeshja e radhës për Italinë është ajo e së hënës ndaj Portugalisë, kampione e Europës në fuqi.
Rusia ndërkohë rezulton të jetë ende “një mace e zezë” për Turqinë. Skuadra ruse fitoi një tjetër përballje ndaj kombëtares turke, këtë radhë me rezultatin 2-1.
Cheryshev i dha avantazhin Rusisë, por Turqia barazoi me Aziz. Golin e fitores për skuadrën e Cherchesov e shënoi Dzyuba në minutën e 49.
Fitore në Ligën e Kombeve shënoi edhe Serbia, që mundi Lituaninë 1-0, ndërsa derbi ballkanas Rumani-Mali i Zi u mbyll në barazim 0-0.