1000 të rinjtë e “Smile Albania,” mikpritësit e parë të turistëve

Mikpritësit e parë të turistëve janë 1000 të rinjtë e “Smile Albania” në 9 pika kufitare, duke orientuar turistët dhe sensibilizuar pushuesit për të mbajtur pastër mjedisin.

Mikpritësit e parë të turistëve janë 1000 të rinjtë e “Smile Albania” në 9 pika kufitare, duke orientuar turistët dhe sensibilizuar pushuesit për të mbajtur pastër mjedisin.

Duke uruar një ditë të mbarë për qytetarët, kryeministri Rama përshëndet me pamjet nga puna e palodhur e 1000 të rinjve të “Smile Albania” në 9 pika kufitare, 3 kampe dhe 26 qendra turistike në 12 qarqe të vendit si mikpritësit e parë të turistëve, duke asistuar e orientuar mijëra pushues që zgjodhën këtë vit Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe duke sensibilizuar pushuesit vendas e njësitë e shërbimeve për të mbajtur pastër mjedisin, raporton ATSH.

Projekti “Smile Albania” mori jetë si nismë e kryeministrit Edi Rama.  1000 të rinjtë asistuan këtë sezion turistik në promovimin e turizmit duke ndihmuan në organizmin e mikpritjes, dhënë informacionet e nevojshme tek turistët,  zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona nga papastërtia.

1000 të rinjtë vazhdojnë të jenë mikpritësit e parë të turistëve duke i orientuar ato në destinacionet e preferuara dhe  sencibilizuar për një Shqipëri si destinacion turistik të pastër.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/429994674074527/