1000 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër për shkak të reshjeve, aktualish është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 është jashte funksionit.

Fshatrat Obot, Mushan, Shirq, Suka dhe Dajç të janë pa energji elektrike.

Gjithashtu, pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.

Niveli i lumit Drin është në kuotën 6.20 m, teksa niveli i Liqenit në kuotën 7.85 m, ku ka një rritje prej 23 cm me një ditë më parë.