100 mln euro në “pjatë”, Bayern Munich i fiksuar pas Harry Kane

Në shtëpinë e Bayern, kur bëhet fjalë për merkato, në mendjen e stafit drejtues qarkullon vetëm një emër, Harry Kane. Është e qartë se ekipit të Nagelsmann i mungon vetëm një qendërsulmues, më saktë është prioritet kryesor, për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe ekonomike.

Pas mediave gjermane, është ‘The Sun’ që përforcon edhe më shumë zërat për interesimin e Bayern ndaj kapitenit të përfaqësueses angleze. Harry Kane ka një kontratë me Tottenham deri në 2024, por Bayern nuk dëshiron të pres aq gjatë, por do të paraqes që në verë një ofertë të parrezistueshme, 100 mln euro, transmeton Balkanweb.

Me këtë shifër, Bayern kërkon të josh Tottenham, pasi edhe londinezët nuk kanë dëshirë të rrezikojnë të humbasin falas “bomberin” e tyre në 2024. Nuk është një sekret që Bayern po negocion prej kohësh me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa përballë kësaj oferte pritet të dorëzohet edhe Tottenham.