100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar për të analizuar punën për 100 ditët e qeverisjes së mandatit të tretë.

Mbledhja është e përvitshme dhe zhvillohet pa praninë e mediave. Çdo ministër do të raportojë te kryeministri për punën në dikasterin që mbulon.

Qeveria Rama fitoi mandatin e tretë pasi arriti të marrë shumicën e vendeve në parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve nisi punën në 18 shtator pas betimit në Presidencë. Qeveria Rama 3 përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministra janë gra dhe 3 burra.

Programi i qeverisë së re e ka drejtuar fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve; modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.