10 pyetje lidhur me zhvillimet në Idlib

Forcat e regjimit të Bashar al-Assadit të mbështetura nga Rusia dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj civilëve në Idlib, ndërkohë që Turqia po përpiqet përmes rrugëve ushtarake dhe diplomatike për të ndaluar dhunën dhe valën e emigracionit

Ushtarët turq veprojnë në Idlib të Sirisë veriperëndimore, rajon në afërsi të kufirit turk, për të parandaluar zhvendosjen e katër milionë civilëve dhe për të siguruar strehimin e tyre në një mjedis relativisht të sigurt.

Forcat e regjimit të Bashar al-Assadit të mbështetura nga Rusia dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj civilëve në Idlib, ndërkohë që Turqia po përpiqet përmes rrugëve ushtarake dhe diplomatike për të ndaluar dhunën dhe valën e emigracionit.

Së fundmi, forcat e regjimit të Assadit sulmuan ushtarët turq të vendosur në Idlib, duke vrarë tetë persona, përfshirë shtatë ushtarë dhe një civil.