Zyrtare, Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë

Prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim...

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e saj, pas një periudhe gati njëmujore kërkimesh, sa i përket kreut të pankinës së përfaqësueses shqiptare në futboll, raporton Top Channel.

Ai do të jetë Edy Reja, ndërkohë që prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim.