Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin grek Aleksis Tsipras pas zjarrit katastrofal në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve presidenciale, Erdoğan ka shprehur pikëllim të thellë për viktimat dhe ngushëllime për popullin grek, duke uruar shërim të shpejtë për personat e lënduar.
Ai shtoi se ndan dhimbjet me Greqinë dhe se Turqia është e gatshme për të ndihmuar.
Ndryshe, të paktën 60 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarreve nëpër pyjet pranë Athinës.