Ministri iranian i Financave, Masoud Karbasiani është shkarkuar sot, pasi parlamenti votoi me 137 vota kundër tij, në një votim të mbajtur gjatë ditës së sotme,raporton Top Channel.
Pikërisht në atë periudhë presidenti Donald Trump njoftoi daljen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, e nënshkruar në vitin 2015 mes vendit islamik dhe disa shteteve të mëdha perëndimore.
Që atëherë, ekonomia iraniane është prekur në mënyrë të vazhdueshme nga efektet e sanksioneve të para të Trump, që hynë në fuqi në Gusht dhe disa të tjerave që synojnë tregtinë e naftës dhe hyjnë në fuqi në nëntor.
Vetë autoritetet iraniane janë të bindura se i gjithë ky efekt negativ në ekonominë e vendit, që po përballet mes të tjerash edhe me një papunësi në rritje, vjen vetëm si pasojë e luftës psikologjike që SHBA-të i kanë shpallur Iranit dhe partnerëve të tij ekonomikë.