Vetting për kreun e KLSH; Kandidatëve do t’u kontrollohet figura dhe pasuria

Vettingu për kandidaturat që do të propozohen nga presidenti Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, do t’i nënshtrohen nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë të njëjtit kontroll verifikimi siç po behet me gjyqtaret dhe prokurorët, bën me dije Erion Braçe.

Tre janë shtyllat kryesore, pastërtia e figurës, lidhjet me krimin dhe ligjshmëria e pasurisë. Nëse do zbatohen këto standarde atëherë Komisioni i Ekonomisë do të përjashtojë kandidaturat që kanë vendime gjyqësore penale të formës të prerë.

Lidhjet me botën e krimit do të verifikohen përmes të dhënave që do të kërkohen nga SHISH apo Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

I njëjti standard me vettingun do të thotë që edhe kandidaturat qe nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre do të përjashtohen.

Por përveç këtyre kritereve që Braçe thotë se do të aplikohen do të jenë edhe aftësitë dhe kualifikimet profesionale që do te shqyrtohen imtësisht nga Komisioni i Ekonomisë.

KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar për fondet publike. Posti i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është nga më të rëndësishmit në republikën e Shqipërisë.

Ai ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend, ndërkohë që pas ndryshimeve të fundit kushtetuese është nga të paktat emërime që i kanë mbetur presidentit, i cili përfshihet duke propozuar kandidaturat.

Burimi: Top Channel