Ushtria Turke zbulon një depo armësh të PKK-së

Ministri Soylu ndau informacione lidhur me operacionin e ushtrisë turke në rajonin Ikayaka Daglari dhe tha se është zbuluar një nga magazinat më të mëdha terroriste në rajon

Forcat e sigurisë të Republikës së Turqisë kanë gjetur në qytetin juglindor të Turqisë, Hakari një depo armësh të organizatës terroriste PKK dhe konfiskuan sasi të mëdha armësh të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu ishte në Yuksekova, jo shumë larg Hakkarit, ku u takua me ushtarët turq me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, Soylu ndau informacione lidhur me operacionin e ushtrisë turke në rajonin Ikayaka Daglari dhe tha se është zbuluar një nga magazinat më të mëdha terroriste në rajon.

“Kjo është sasia më e madhe e armëve të konfiskuara ndonjëherë në rajonin e qytetit Hakkari. U konfiskuan 116 kallashnikovë, mitralozë, 5 pushkë, tre granata anti tank, 13 pushkë automatike, 5 RPG-7, 7 sajper, një raketë hedhës, pushkë gjahu, 217 bomba dore dhe 239 bomba të tjera”, tha Soyle.