Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë, ku do takohet me zyrtarët e vendit.
Vizita e tij në Tiranë është në kuadrin e një turi treditor, që presidenti i Këshillit të BE-së do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës janë përgatitjet e samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sofje më 17 maj.
Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.
Donald Tusk do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministri Rama dhe në orën 13 është parashikuar një konferencë në Pallatin e Brigadave.
Ndërkohë, mësohet se kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.