Trendi i punësimit në rritje, 641 të punësuar javën e fundit të gushtit

Shifrat e punësimit 24-30 gusht sipas qarqeve të vendit kapin shifrën e 641 persona vetëm nga zyrat e punës.

Shifrat e punësimit 24-30 gusht sipas qarqeve të vendit kapin shifrën e 641 persona vetëm nga zyrat e punës.

Nga statistikat përmbledhëse të të punësuarve në javën e fundit të gushtit, trendi i punësimeve vazhdon të rritet në të gjitha qarqet e vendit.

Në qarkun e Beratit janë punësuar këtë javë 28 persona nga këto në bashkinë Berat 11, Kuçovë 2 dhe në Skrapar 15. Në qarkun Dibrës janë punësuar për këtë javë gjithsej 10 persona nga këto në bashkinë Bulqizë 2 në Dibër 4 dhe në Mat 4.

Në qarkun e Durrësit janë punësuar gjithsej 69 persona nga këto në bashkinë Durrës 63 dhe në Krujë 6. Në qarkun e Elbasanit janë punësuar për këtë javë 36 persona nga këto në bashkinë Elbasan 1 në Gramsh 30 dhe në Librazhd 5.

Në qarkun e Fierit janë punësuar gjithsej 57 persona nga këto në bashkinë Fier 15, Lushnje 18 dhe në Mallakastër 24. Në qarkun e Gjirokastrës janë punësuar gjithsej 21 persona nga këto në bashkinë Gjirokastër 11 në Përmet 6 dhe në Tepelenë 4.

Në qarkun e Korçës janë punësuar 77 persona nga këro në bashkinë Devoll 1 në Kolonjë 5 në Korçë 24 dhe në Pogradec 47. Në qarkun e Kukësit janë punësuar gjithsej 29 persona nga këto në Bashkinë Has 20 në Kukës 6 dhe në Tropojë 3.

Po ashtu në qarkun e Lezhës janë punësuar 36 persona nga këto në bashkinë Kurbin 10 në Lezhë 25 dhe në Mirditë 1. Në qarkun e Shkodrës  janë punësuar për këtë javë 63 persona nga këto në Malësinë e Madhe 11 në Pukë 6 dhe në Shkodër 16. Në qarkun e Vlorës janë punësuar gjithsej 24 persona nga keto në bashkinë Delvinë 1 në Sarandë 4 dhe në Vlorë 19, raporton ATSH.

Javën e fundit të gushtit janë  641 persona vetëm nga zyrat e punës.