Tela me gjemba në Parlament. Policia dhe Garda marrin masat për protestën

Pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nesër do të mbahet.

Pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta sot do të mbahet.

E vetmja masë e dukshme deri në mbrëmjen e së mërkurës ishte një brez me tela me gjemba rreth 1 metër gjatësi që do të vendoset në të gjithë perimetrin e sallës së Kuvendit.

Policia, Garda dhe RENEA janë nga sot në shërbim të përforcuar. I gjithë perimetri i Parlamentit dhe përpara Kryeministrisë do të rrethohet nga një kordon me policë.

Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës.