Tag Erjon Veliaj

Erjon Veliaj në Baldushk: Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor

Nga Baldushku, ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.

Erjon Veliaj: Paratë ruse sponsorizojnë protestën

Pas deklaratës së fortë të Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili tha se nëse në protestën e sotme do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë organizatorët e saj, Kryemadhi dhe Basha, dhe se kush tenton të cënojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA, ka reaguar edhe kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Transporti publik, Veliaj: Do transformohet së shpejti

Në katër vitet e ardhshme, Tirana do të transformojë tërësisht transportin e saj publik, nga mjete që punojnë me lëndë djegëse dhe që ndotin mjedisin, në një flotë tërësisht elektrike e miqësore me natyrën tha kryebashkiaku Veliaj në takimin “Green Cities = Improved Lives”, te mbajtur në Sarajevë, në të cilin theksoi se Tirana gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi politikave mjedisore.

Erjon Veliaj thirrje banorëve: Regjistrohuni në adresën e saktë

Kryetari i Bashkise Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen në zyrat e Gjendjeve Civile me adresën e sakte ku banojnë. Gjate mbjelljes së pemëve me banorë të rrugës ‘Jordan Misja’, ai kujtoi se hapësira ligjore e vendosur nga qeveria u mundëson regjistrimin pa pagesë me adresën e saktë të banimit deri në fund të prillit.