Kryebashkiaku i Nju Jorkut, në garën për nominimin demokrat për president
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio do të kërkojë nominimin presidencial demokrat për zgjedhjet e 2020-s, pavarësisht sinjaleve dekurajuese nga mediet amerikane dhe sondazhet që sugjerojnë se ai përballet me një betejë të fortë.