Tag Air Albania

“Air Albania” nis zyrtarisht fluturimet Tiranë-Stamboll

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Air Albania” do të kryejë fluturimin e parë zyrtar nga Tirana për në Stamboll. Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit, në orarin e nisjeve është listuar fluturimi me numrin “ZB 1003” që është dhe kodi ndërkombëtar i “Air Albania.

Në avionin ku flitet shqip. Udhëtimi i gazetarëve me “Air Albania” drejt Stambollit

Pas një historie të trazuar tentativash dhe dështimesh në nivel nacional apo edhe rajonal, si në rastin e krijimit të kompanisë ajrore maqedonase në vitin 1994 dhe mbylljes përfundimtare të saj në vitin 2009, gjenden përkrah edhe raste të suksesshme si “Air Kosova”, e krijuar në vjeshtën e vitit 2003. Së fundmi, një tjetër linjë do të fluturojë në hapësirën e qiellit të hapur.