Studentët nga Afrika e Jugut pritën me gëzim presidentin Erdoğan

Studentë nga shkolla të ndryshme, duke filluar nga Central Islamic School, e pritën presidentin Erdoğan me flamuj të Turqisë dhe të Afrikës së Jugut

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili mori pjesë në hapjen e ndërtesës së Ambasadës së Turqisë në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria, u prit me gëzim dhe dashuri nga studentët jugafrikanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Studentë nga shkolla të ndryshme, duke filluar nga Central Islamic School, e pritën presidentin Erdoğan me flamuj të Turqisë dhe të Afrikës së Jugut.

Kryetari i Vakëfeve të Afrikës së Jugut (AWQAF SA), Zainul Abideen Cajee, tha për AA se së bashku me studentët kanë ardhur për ta pritur presidentin Erdoğan.

“Erdoğan është presidenti ynë. Ne si qytetarë të Afrikës së Jugut e duam atë. U mblodhëm këtu për t’i treguar popullit turk se sa e duam Erdoğanin”, tha Cajee.