Skënderbeu e ndalin shtyllat, Luftëtari arrin fitore jetike

Skënderbeu ndalet te shtylla, Luftëtari e ndëshkon!

Skënderbeu ndalet te traversa dhe shtylla dhe në fund ndëshkohet nga Luftëtari. Përfundoi 1-0 në favor të gjirokastritëve sfida që hapi të shtunën e Superiores. Një gol i sulmuesit nga Kenia, Dunga pak minuta para fundit të kohës së rregullt vendosi fatet e takimit që për nga mënyra sesi rrodhi loja, Skënderbeu meritonte shumë më tepër se një humbje minimale.

Skuadra e Orges Shehit ishte më kërkuese përgjatë gjithë takimit edhe pse në pjesën e dytë Luftëtari e balancoi lojën. Në fundin e pjesës së parë traversa i tha jo golit të mbrojtësit Kaba Sambou pas një harkimi nga këndi. Në pjesën e dytë Shehi hodhi në fushë fillimisht Krasniqin dhe më pas Bregun por as prania në fushë e ishit të madh të kësaj sfide nuk ndryshoi dot rezultatin në favor të Skënderbeut.

Bregu në fakt i shkoi shumë afër golit por shtylla u mohoi festën korçarëve pas ekzekutimit perfekt të sulmuesit vlonjat. Atë që se bëri dot Skënderbeu e bëri ekipi i Ahmatajt në minutën e 88-të, me Aleksin që shfrytëzoi një top të gjatë duke i dhënë një asist perfekt sulmuesit Dunga, i cili realizoi një gol të rëndë, i dyti për të në këtë kampionat por më i rëndësishmi. Luftëtari mori një fitore jetike në garën për mbijetesë ndërsa Skënderbeu humbi një shans të shkëlqyer për t’u afruar me vendin e 3-të.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26

E shtunë, më 30 mars, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Skënderbeu 1-0
Dunga 88′

EPISODET –

90′ – Mbyllet takimi, Luftetari triumfon perballe Skenderbeut

88’ – Goool Luftëtari, shënon Dunga. Një pasim shumë i saktë nga Hoxha gjen Filin brenda zonës. Numri 7 i bluzinjve e ndalon mirë topin, pason saktë në qendër dhe Dunga me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë

70’ – Mundësi e mirë për Skënderbeun, goditje dënimi në pozicion shumë të mirë. Pranë topit Bregu, i cili gjuan në mënyrë të shkëlqyer, por është i pafat, pasi gjuajtja e tij përplaset në shtyllë

58’ –  Mundësi e mirë për Aleksin, por Sambu ndal topin  që po drejtohej rrezikshëm drejt zonës. Goditje këndi për Luftëtarin, që në këtë fillim të pjesës së dytë po dominon lojën

50’ – Vendasit e nisin në sulm, Skënderbeu vetëm mbrohet

46′ – Pjesa e dytë pa ndryshime, Luftëtari luan topin e parë

Është mbyllur pjesa e parë…

41′ – Sërish rrëzik nga këndi, Oto Xhon këtë herë e devijoi topin me kokë dhe portieri Ruçi ndërhyri dhe shmangu golin.

35′ – Goditje këndi për Skënderbeun, kros në zonë dhe Kaba Sambou e dërgon topin në traversë. Tërbohet Aleksi, që i flet mbrojtësit Koconis
<
14′ – Shkëputet Oto Xhon, i cili futet në zonë pasi fitoi duelin e shpejtësisë me Koconis. Nigeriani gjuajti lehtë dhe portieri Ruçi kontrolloi topin

1′ – Po luhet në Gjirokastër

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj (Chanti 77′), Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Dita, Kaba Sambou, Pëllumbi, Muzaka, Taipi, Kurti, Gripshi, Pervan (Krasniqi 57′), Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Arbitra: Kreshnik Cjapi, Ermal Barushi, Ilir Tartari, Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Koconis 30’, Rapa 86′ / Taipi 40’, Sambu 80’