Shqipëri-Kroaci, forcohen marrëdhëniet mes dy policive

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci, ku në qendër të takimeve ka qenë bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve të mëtejshme të policisë mes dy vendeve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci, ku në qendër të takimeve ka qenë bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve të mëtejshme të policisë mes dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Lamallari është mirëpritur nga Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Terezija Gras dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kroate, Nikola Milina, duke theksuar se shumë shpejt mes dy vendeve pritet që të konkretizohen projekte të reja.

“Në fokus të takimeve ishin bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm mes dy vendeve dhe nevoja për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes policive të dy vendeve, si dhe rreth projekteve të reja që priten të konkretizohen së shpejti, duke përfshirë kërkimin e të arratisurve”, – shprehet Lamallari.

Sipas tij, pala kroate vlerësoi rezultatet e arritura deri tani nga Shqipëria, të cilat sipas tyre duhet të shërbejnë për hapjen e negociatave.

“Pala kroate vlerësoi vullnetin, përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri tani nga Shqipëria, të cilat sipas tyre duhet të shërbejnë si argumente për dhënien e vlerësimit pozitiv në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kroacia një vend avokat i shqiptarëve dhe në familjen dhe institucionet. Në vizitë u shoqërova nga Drejtuesi i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit. Mirënjohje dhe Ambasadës shqiptare ne Kroaci”, shprehet Lamallari.