Shqipëri-Izrael, bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe turizmit ishin në fokus të vizitës së Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në Izrael.

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe turizmit ishin në fokus të vizitës së Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në Izrael.

Bushati e konsideroi të frytshme këtë vizitë, ku diskutoi për sfidat e sigurisë në rajon dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Takimi me Kryeministrin izraelit, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Zhvillimit Rajonal, shefin e opozitës, por edhe me komunitetin, i cili ruan një vlerësim mjaft të lartë për rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar për sfidat me të cilat përballet sot për sot rajoni i Lindjes së Mesme, rajoni i Mesdheut dhe Europa adriatike, ku Izraeli, natyrisht edhe Shqipëria, luajnë një rol të rëndësishëm”, tha Bushati.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Bushatit, u rishikua gjithë procesi i bashkëpunimit të dyanshëm në fusha që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe  turizmin. Po ashtu, ai informoi se “u projektuan edhe disa ngjarje të rëndësishme që do ta forcojnë më tej këtë bashkëpunim”.

Kryediplomati shqiptar vlerësoi vendosjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Tel-Avivit dhe Tiranës, të cilën siç tha ai, “shpresojmë që vitin e ardhshëm ta intensifikojmë më tej edhe me një sërë bashkëpunimesh në fushën e teknologjisë, të bujqësisë dhe me axhendën e konektivitetit”.

“Ne mirëpresim një rol edhe më të përforcuar të biznesit izraelit në Shqipëri dhe bashkëpunim sidomos për çështje të interesit të ndërsjelltë në fushën e sigurisë, por jo vetëm”, shtoi ministri Bushati.

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/videos/306448583515943/

Burimi: ATSH