SHBA ka përcjellë urimin zyrtar për arritjen e marrëveshjes së emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut” mes Shkupit dhe Athinës.
“Shtetet e bashkuara urojnë kryeministrat Aleskis Cipras dhe Zoran Zaev dhe përshëndesin marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas publikimit në Shkup dhe Athinë për arritjen e marrëveshjes”.
“Marrëveshja do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe do të përforcojë sigurinë rajonale dhe zhvillimin. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras shfaqën vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një marrëveshje për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
“Jemi të gatshëm të përkrahim këtë marrëveshje, ashtu siç ishte kërkuar nga të dyja vendet”, thotë Nauert në deklaratën e saj për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
Washingtoni shpreh falënderime ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i cili për 20 vite kërkoi mënyrë për të zgjidhur çështjen e emrit.
“Kjo do të jetë në interes të dy vendeve dhe do të forcojë sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kryeministrat Zaev dhe Cipras treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për dy palët. Në gjithashtu përshëndesim edhe përkushtimin e ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe këmbëngulja e tij për zgjidhjen e këtij problemi që ekziston me dekada. Jemi të gatshëm të mbështesim këtë marrëveshje, siç kërkuan dy vendet”, thuhet më tej në njoftimin e DASH.