SHBA, identifikohet autori i sulmit në Florida

Sherifi i qytetit Jacksonville të Floridas, Mike Williams deklaroi se personi i cili dyshohet se ka kryer sulmin është vetëvrarë pas vrasjes së 2 personave

 Në sulmin e armatosur mbrëmë një pjesëmarrës në turneun e lojërave online në Jacksonville të shtetit amerikan Florida ka vrarë dy persona para se të kryente vetëvrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i qytetit Jacksonville të Floridas, Mike Williams deklaroi se personi i cili dyshohet se ka kryer sulmin është vetëvrarë pas vrasjes së 2 personave.

Williams tha se 9 persona janë plagosur nga gjuajtja me armë zjarri ndërsa 2 të tjerë në përpjekjet për të ikur nga vendi i ngjarjes. Sipas tij, i dyshuari është 24 vjeçari David Katz.