Rriten me 24.8% vizitat për qëllime biznesi në Shqipëri

 Gjatë 6-mujorit të parë të vitit është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime biznesi, apo profesionale.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime biznesi, apo profesionale.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, vetëm gjatë muajit qershor 2018, numërohen rreth 8000 vizitorë të tillë, nga rreth 7100 që shënohesh në të njëjtin muaj vitin e kaluar,  ç’ka përkthehet në një rritje vjetore prej 13%.

Ndëkohë që për të gjithë periudhën gjashtëmujore, këto vizita regjistruan numrin 40 mijë persona, nga 32 mijë një vit më parë, me një rritje 24.8%.

INSTAT raporton se, ky vit regjistron një rritje të ndjeshme edhe të kategorisë së atyre që e kanë vizituar Shqipërinë për qëllime turistike, në masën 27%.