Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, sfidë mbetet përmirësimi i hartografisë

Sfida më e madhe për vitin e ardhshëm në sektorin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbetet përmirësimi i hartografisë.

Sfida më e madhe për vitin e ardhshëm në sektorin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbetet përmirësimi i hartografisë.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, shprehet se problem mbetet regjistrimi i tokës në fshat dhe regjistrimi pasurive të shtetit.

Lame: Më i rëndësishmi aktualisht është regjistrimi i tokës në fshat. Janë gjysma e familjeve që kanë marrë tokën në fshat që ende e kanë të paregjistruar. Regjistrimi i tokës në fshat ka të bëjë direkt me faktin që nuk përfshihen në asnjë proces përfitimi nga të gjitha imputet që ofron shteti. Përmirësimi me themel i hartografisë në ZRPP.

Përsa i përket  procesit të legalizimeve, Artan Lame, deklaron se tashmë procesi po shkon drejt përfundimit.

Lame: Procesi i legalizimit ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij. E filluam para tre javësh në Fier, ku u përmbyll tërësisht procesi i legalizimit.

Në Shqipëri numërohen në total 4.4 milion pasuri të paluajtshme nga të cilat 600 mijë ende nuk janë regjistruar dhe rreth 80% e tyre janë me probleme./OraNews