Real Madrid, me dy mungesa të rëndësishme në Moskë

Julen Lopetegui, trajneri i Real Madrid, ka grumbulluar 20 lojtarë për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League, që madrilenët do ta luajnë në Rusi, ndaj CSKA-së së Moskës.

Julen Lopetegui, trajneri i Real Madrid, ka grumbulluar 20 lojtarë për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League, që madrilenët do ta luajnë në Rusi, ndaj CSKA-së së Moskës, raporton Top Channel.

Në këtë listë bie në sy mungesa e dy prej futbollistëve kryesorë të ekipit madrilen: Sergio Ramos dhe Gareth Bale. Kapiteni nuk është grumbulluar në mënyrë që të pushojë, ndërsa uellsiani ka një dëmtim muskular.

Këtyre mungesave u shtohen edhe ato të Marcelos dhe Iscos, të dy të dëmtuar.

Lista e të grumbulluarve:

Portierë: Navas, Casilla dhe Courtois.
Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Odriozola dhe Reguilón.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Marcos Llorente, Asensio dhe Ceballos.
Sulmues: Mariano, Benzema, Lucas Vázquez dhe Vinicius Jr.