Rama publikon pamjet: Ju them të gjithëve, po, ka ende llum e zullum në zyrat e shtetit

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje, me pamje nga zyrat e shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje, me pamje nga zyrat e shërbimeve për qytetarët.

Ai pranon se ka ende llum dhe zullum, por thotë se çdo ditë po bëhet nga një hap.

Kryeministri shton se ky do të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve.

“Duke ju thënë të gjithëve, po shumë e drejtë, ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët, ju them po ashtu se është po kaq e vërtetë se po bëhet përditë një hap, në çdo drejtim, që ky të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve të zakonshëm! Ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155988692876523/