Qeveria merr vendim për rritje pagash, kategoritë që përfitojnë

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se do të ketë rritje pagash për disa kategori.

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se vendimi për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Për Policinë e Shtetit, niveli bazë si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta gjë vlen edhe për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, për zjarrfikësat, për adminsitratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por edhe për punonjësit mbështetës.

Të gjitha këto vendime, hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori, do jetë paga e rritur sipas pëcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse dhe sipas përqindjeve në bazë kategorish”, theksoi ai.