Situata e favorshme hidrike në 6 mujorin e parë të këtij viti duket se i ka dhënë dorë Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të shlyer detyrimet e mbetura ndaj banorëve të qarkut të Shkodrës të prekur nga përmbytjet e vitit 2010.
KESH bën me dije se “është likujduar dëmshpërblimi i mbetur ndaj banorëve të Qarkut Shkodër të prekur nga përmbytjet e vitit 2010, në zbatim të VKM nr.295, datë 05.04.2017 në vlerën rreth 40 milion lekë për 6 mujorin e parë 2018”.
Në total janë shlyer 290 milionë lekë nga 330 milion lekë që është e gjithë vlera e mbetur e detyrimit.