Në Janar të 2017-ës “fotografët gjuetarë” të makinave pikasën një makinë e cila ngjan me një Cayenne Coupe.
Mediat e dedikuara botës së makinave nuk gjetën konsensusin lidhur me këtë makinë të re por bosi i Porsche Oliver Blume rrëfeu se kompania kishte menduar një Cayenne të ri.
Sipas Autocar, modeli coupe me katër dyer do të debutojë në fund të 2019-ës dhe konkurron në segmentin e Mercedes-Benz GLE dhe BMW X6 e pse jo edhe modelin e ri Audi Q8.
Një parakolp dhe prapakolp i ri si dhe drita të reja të pasme të përafërta me Porsche Panamera në dizajn, do të diferencojnë modelin Coupe nga modeli standard i Cayenne.
Autocar thotë se makina do të ketë një motor 2.9-litër twin-turbo V6 me 440 kuaj fuqi si dhe një motor 4.0-litër twin-turbo V8 me 550 kuaj fuqi.
Në vitet e fundit BMW X6 është shitur në 20,000 njësi çdo vit, afro 60-80% të shitjeve të Cayenne.
Një fakt i tillë duket se nuk i ka shpëtuar Porshce ku tani është gati të rivalizojë dy prodhuesit e tjerë Gjermanë.
Nga ana tjetër Volkswagen do të fitojë akoma edhe më shumë para me platformën MLB të përdorur në Audi Q7 dhe Q8, Bently Bentayaga, Lamboghini Urus, Cayenne dhe Volkswagen Touareg. /Auto Ekspress